Kurti emëron Dorotea Deshishkun, këshilltare politike për rininë
10 mars 2020
| 11:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Dorotea Deshishkun, këshilltare politike për rininë.
Ajo ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në ShBA, Minerva Schools në KGI, ku shkalla e pranimit ishte 2 për qind dhe kishte fituar bursë.
“Nga 2013, Dorotea udhëheqë iniciativën humanitare ‘Project Maat’, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë. Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.