![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/ZKP-ZKM-14-1-2023-3-scaled.jpg)
Kurti emëron dy zëvendësministra
14 janar 2023
| 11:12
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Nenad Stanojeviq, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.