Kurti emëron edhe dy këshilltarë politikë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, këshilltar politik, Jeton Zulfaj.
“Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm. Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu, Kurti ka emëruar edhe Agon Hamzën, këshilltar politik të tij.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, Hamzës i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.
“Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.
/Epoka e re/