Kurti emëron edhe dy zëvendësministra
16 prill 2021
| 16:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe dy zëvendësministra të tjerë, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë;
Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.