Kurti emëron Ilir Aliu, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve
12 shkurt 2020
| 18:20
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Ilir Aliu, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve. “Kryeministri Kurti, ka uruar z. Aliu për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
/Epoka e re/