Kurti emëron katër zëvendësministra
27 mars 2021
| 18:55
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar katër zëvendësministra në ministri në ndryshme.
Hysen Durmishi është emëruar si zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Enver Dugolli si zëvendësministër i Mbrojtjes, Blerim Sallahu në ministrinë e Drejtësisë dhe Ilir Aliu në atë të Financave, Punës dhe Transfereve.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.