Kurti emëron katër zëvendësministra, ndër ta edhe ish-ushtarakun Shemsi Syla
06 prill 2021
| 22:06
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Z. Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Z. Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Znj. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Z. Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.