Kurti emëron një zëvendësministër të ri në Ministrinë e Arsimit
09 maj 2023
| 13:42
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
“Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, ka njoftuar zyra e kryeministrit
Në profilin e tij në “Facebook”, figuron se Taulant Kelmendi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.