Kurti emëron Nora Kelmendin, këshilltare politike për koordinimin e të drejtave pronësore
05 mars 2020
| 19:40
Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar Nora Kelmendin, Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.
Nora Kelmendi ka lindur në Pejë dhe është rritur në Prishtinë ku edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka vazhduar në Maqedoni në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm.
Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e konsulencës, biznesit si dhe menaxhimit në përgjithësi.