Kurti emëron Reshat Nurbojën zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
13 shkurt 2020
| 22:04
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Reshat Nurboja, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryeministri Kurti pasi e uroi për detyrën e re në këtë institucion, tha se përvoja e Nurboja si politolog është e mirëseardhur dhe po ashtu e një rëndësie të veçantë për të kontribuar në procese të ndryshme, në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, Kurti ka emëruar edhe dy këshilltar. Aziz Bici është emëruar këshilltar politik i tij dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta, ndërsa këshilltar të jashtëm politik ai ka emëruar shtetasin amerikan Tienmu Ma.