Kurti emëron shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik
13 shkurt 2020
| 19:01
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.
“Me këtë rast kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
/Epoka e re/