Kurti ende s’ka ardhur në Kuvend
25 mars 2020
| 11:31
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka shkuar në Kuvend të Kosovës, aty ku para 20 minutave ishte paraparë të niste seanca, në të cilën do të votohet për mocionin e mosbesimit.
Megjithatë, Kurti është në zyrën e vet në qeveri, por nuk dihet nëse do të marrë pjesë sot në seancë.
Në orën 11:00 ishte paraparë që të niste seanca, me një pikë të vetme të rendit të ditës: mocionin e mosbesimit.