Kurti: Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit

26 korrik 2023 | 14:00

26 korriku në Kosovë njihet si Ditë Memoriale e Policëve të rënë në krye të detyrës.

Kjo datë përkon me përvjetorin e rënies së zyrtarit policor, heroit Enver Zymberi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 12 vite më parë, Enver Zymberi u vra nga strukturat kriminale të Serbisë gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës në veriun e vendit tonë.

“Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe i ligjshmërisë në Republikën e Kosovës. Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri, ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të Republikës sonë, është shembulli më i mirë që kemi mes nesh. Emrin e tij do ta lartësojmë e nderojmë edhe sot, me zbulimin e pllakës së tij përkujtimore në kampin e Policisë, në ‘Belvedere’, të cilin do ta quajmë Kampi i Policisë ‘Enver Zymberi’. Sot, bashkë me të, përkujtojmë 22 pjesëtarët e rënë të Policisë së Kosovës, në situata të ndryshme, sakrifica e të cilëve u bë njësoj shembull i brezave të rinj e gjeneratave të reja të Policisë së Kosovës, të cilat sa vijnë e shtohen”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj…