Kurti është i obsesionuar me Thaçin

14 maj 2020 | 08:09

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka një lloj fiksimi ndaj presidentit Hashim Thaçi. “Në Kosovë është një problem serioz i cili e ka përcjellë qeverisjen, e ky është obsesioni me presidentin Hashim Thaçi. Kurti është i obsesionuar me Thaçin dhe çarja e madhe me LDK-në ndodhi kur Thaçi e provokoi situatën me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova. Po ashtu, ai ka shprehur mendimin se qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për 100 ditëshin pasi, sipas tij, i është dashur të merret me menaxhimin e krizës shëndetësore.

“Në përgjithësi është e vështirë për të folur për këtë 100 ditësh pasi s’ka qenë normal. S’mund të flitet për suksese, por nuk mund të fajësohet kjo qeveri për mossuksese për shkakun se është formuar rreth një muaj pas shpërthimit të krizës shëndetësore në Kosovë dhe ka funksionuar përveç në detyrë edhe si një qeveri e një emergjence kombëtare.

Qeveria Kurti është dashur të merret me menaxhimin e një krize shëndetësore, pastaj ka qenë në një presion politik, qoftë në raport me partnerin e saj [LDK], edhe me ata ndërkombëtarë. Fatkeqësisht, me LDK-në nuk ka arritur t’i koordinojë veprimet, për t’ia rikthyer Kosovës imazhin e mirë në skenën ndërkombëtare. Ky është dështimi për të cilin mund të fajësohet kjo qeveri. Për shkak të rrethanave në të cilat ka funksionuar, ka qenë një shumësi e problemeve që e ka përcjellë këtë qeveri, për të cilën s’do të ishte korrekte nëse do ta lavdëronim siç e lavdëron Kurti vetveten, ose ta shanim siç e shan opozita sot”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose…