Kurti është kryediplomati më i suksesshëm i Serbisë

26 shtator 2024 | 08:34

Analisti Dardan Gashi ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si, “ministrin e Jashtëm më të suksesshëm të Serbisë deri tani.”

Gashi theksoi se veprimet e Kurtit kanë sjellë izolimin e Kosovës dhe penalizime ndërkombëtare.

Gashi gjithashtu ironizoi një takim të Kurtit me kryeministrin e Lihtenshtajnit gjatë një vizite në Nju-Jork.

“Ka me dridhë botën ai takim. Pasi te del prej aty, Kovën s’ka me njoftë kërkush.. le ta dinë qytetarët sa i rëndësishëm është ky takim, kur shkon në New Yok me taku kryeministrin e Lihtenshtajnit. Ai vetë i pesti, gjysma e popullsisë. Këtu është ku e ka sjell Albin Kurti, Kosovën dhe Serbinë. Albin Kurti është ministri i Jashtëm më i suksesshmi i Serbisë deri tash. S’ka pasur ëmë të mirë”, ka thënë Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…