Kurti është kryeministër i VV-së

16 maj 2020 | 09:27

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti, gjatë qeverisjes së tij të shkurtër, më shumë ka bashkëpunuar me Serbinë sesa me Shqipërinë.

Ai ka potencuar se qeveria Kurti nuk ka përfaqësuar interesat e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata që nuk e kanë votuar atë, por vetëm interesat partiake.

“Kryeministri Kurti më shumë është sjellë si kryeministër i VV-së sesa i Kosovës. Mënyra se si është sjellë me raportet me ShBA-në dhe situata me LDK-në, ka bërë që ai të jetë kryeministër partiak sesa kryeministër i Kosovës, ku i përfaqëson interesat e çdo qytetari, edhe atyre që nuk e kanë votuar. Më shumë ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Serbinë sesa me Shqipërinë”, ka thënë Hoxhaj në rtv 21.

Më tutje, Hoxhaj ka shtuar se me marrjen e 1 000 testeve nga Serbia, Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar Serbisë ta përmirësojë imazhin në mediat botërore. “Serbia ka qenë e goditur për ndihmën që e mori nga Kina dhe Rusia dhe, në të njëjtën kohë, po takohen me BE-në. Rasti i marrjes së testeve nga ana e Kosovës ka bërë që shtypi botëror të raportojë pozitivisht për Serbinë, ta përmirësojë imazhin e saj”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se është naivitet politik dhe gabim strategjik marrja e 1 000 testeve nga Serbia.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë dje, në konferencën…