Kurti është munduar të bëhet me Gjermaninë duke e shpërfillur ShBA-në
Anëtarja e Partisë Socialdemokratike (PSD), Natyra Kuçi, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u përpoqe të bëhet me Gjermaninë duke shpërfillur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pika e dobët e qeverisë Kurti, prishja e marrëdhënieve me ShBA-në. Vazhdimisht prej kur ka ardhë në pushtet ka qenë i pakujdesshëm në deklaratat e tij sepse është munduar të bëhet me Gjermaninë duke e shpërfillur totalisht ShBA-në”, është shprehur Kuçi në Pressing.
Më tutje, ai ka thënë se Kurti është dashur të shkojë të paktën ta shohë marrëveshjen të cilën Kurti e ka quajtur marrëveshje të dëmshme për Kosovën. “Ajo çka nuk ka bërë mirë, nuk shkoi me pa marrëveshjen, duke u bazuar në thashetheme. Kryeministri më e pakta duhet të shkojë ta shohë marrëveshjen e keqe, e të mos ketë paranojë të shtuar me të cilën e ka akuzuar Thaçin gjithherë”, ka thënë Kuçi, e cila ka shprehur mendimin se Kurti nuk u rrëzua nga Kuvendi, por u vetërrëzua qëllimisht. “Rënia e domosdoshme për ngritjen e nevojshme’, nënkupton që ai nuk u rrëzu, por deshi të rrëzohet qëllimisht”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)