Kurti është në toplistë për trajtim psikologjik
Sipas ish-deputetit të Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nevojë për trajtim psikologjik.
“Kurti e ka tepruar dhe kam dilema për shëndetin psikik të tij. Veprimet, gjestet e tij, vënë në dyshim, ose-ose nuk e kemi lexuar mirë Albinin. Po llogaris që ai njeri a është i vetëdijshëm për sjelljet, veprimet dhe deklaratat e tij me të cilat po dëmton shoqërinë kosovare”, është shprehur Berisha.
“Kam të drejtë të kem mendimin tim. Telenovelat e tij me mimika nëpër konferenca, serialet që jep për ta ushqyer militantizmin e tij politik, më bëjnë të dyshoj. S’jam psikolog, por kam dilema rreth shëndetit psikik të Kurtit”, ka thënë Berisha në Speciale.
Berisha është shprehur se Kurti qëndron në krye të listës për trajtim psikologjik.
“Shumë politikanë kanë nevojë për trajtim psikologjik dhe ai është në toplistë që duhet të trajtohet. Asnjë deklaratë e tij nuk përkon me realitetin në Kosovë”.