Kurti: EULEX-i ka dështuar
06 qershor 2018
| 11:53
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in, si dhe për dimensionin social e ekonomik të vendit.
Kurti ka theksuar se për shtetndërtimin dhe zhvillimin bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB, që sipas tij, po premtohet pa mbulesë.
Ai ka thënë se tani kur shënohet një dekadë e punës së EULEX-it, ky mision ka dështuar sa i përket krimeve të luftës dhe krimeve të paqes.
Ky takim është zhvilluar në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian.
/Epoka e re/