Kurti fajëson qeveritë e kaluara edhe për shtrenjtimin e rrymës nga qeveria e tij

19 janar 2022 | 15:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e thirrur për media së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se qeveritë e kaluara janë fajtore për shtrenjtimin e rrymës që tani është propozuar nga ZRrE-ja dhe është aprovuar nga qeveria e tij.

“Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale, për më tepër janë larguar masat siç janë bllok tarifat. Heqja e bllok tarifave ka qenë gabim shumë i madh dëmet të cilat i kemi ndjerë tani, kjo krizë vetëm sa ka thelluar atë që po paguajmë. Fatura që po paguajmë është ajo e mosveprimit të mese 2 dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Në të njëjtën kohë jemi duke ndjerë vjetërsinë e termocentraleve. Në vend se të investohet në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore kanë bërë ndërtimin e mijërave banesave që varen nga energjia elektrike”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se bordi i ZRrE-së është i pavarur në vendimet e saja.

“Si pasojë e krizës globale që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe për shkak të avarive në termocentralet e KEK-ut që e kanë rritur nevojën për importin e energjisë ZRRE ka filluar me shqyrtimin e tarifave. Ligjërisht ZRrE-ja dhe bordi i saj janë të pavarura dhe s’mund të ndikohen nga qeveria në marrjen e vendimeve të tyre.  Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të ndajë një subvencion deri në 75 milionë euro që për konsumatorët shtëpiakë deri në 600 kWh dhe ata biznesorë të mos ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë”, është shprehur Kurti.

Më tutje, ai është shprehur se janë dy faktorë që kanë shkaktuar krizën energjetike.

“E kemi thënë edhe në konferencat e mëhershme, se janë dy faktorë që kanë bërë që të kemi këtë krizë njëri është i jashtëm, Kosova një sasi të kërkesës e mbulon nga importi, rrjedhimisht çmimet e larta në bursën ishin jashtëzakonisht të mëdha, faktori tjetër është edhe fakti se Kosova u është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë në vend se të investohet në zgjerimin e gjenerimit të energjisë politikanët i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA ka ftuar presidentin e Federatës…