Kurti fajëson Serbinë dhe Rusinë pse vendet me shumicë myslimane s’po e njohin Kosovën

11 tetor 2024 | 13:08

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga “Radio Evropa e Lirë” në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën.

Kurti ka theksuar se këto vende janë të keqinformuara nga Serbia.

Më tutje,  kryeministri Kurti ka përmendur edhe Rusinë në përgjigjen e tij.

“Mendoj se ato janë keqinformuar nga Serbia. Disa prej tyre e mbajnë atë qëndrim edhe për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Rusë. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të botës që – për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje – ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti për “REL”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…