Kurti falënderon Bullgarinë për mbështetjen e Kosovës
Në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim dypalësh me kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, Kurti e ka falënderuar Bullgarinë për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset.
“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon. Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.