Kurti falënderon deputetët që votuan pro marrëveshjes me MCC-në
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve.
“Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot. I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës”.
“Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigant që do të sjellë investime të reja”, ka shkruar Kurti.