Kurti falënderon Haradinajn për interesimin e vazhdueshëm që ka për dialogun

21 tetor 2022 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim përmbajtësor në të cilin kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.

“Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z. Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”.

“Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z. Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me ftesën e…