Kurti falënderon Kanadanë për mbështetjen e Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.
Me këtë rast, Kurti e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Kanadasë në të gjitha proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur mirënjohjen në veçanti për mbështetjen e dhënë për zhvillim, avancim të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, si dhe përkrahjen në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadorja Blitt, e cila është ambasadore rezidente në Zagreb të Kroacisë, falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ajo ka ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Kanadasë ndaj Republikës së Kosovës, si dhe mbështetjen në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Duke theksuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve është ritheksuar përkushtimi për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit dhe mundësive në sektorin e minierave, energjisë së ripërtërishme dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit.