Kurti falënderon kryeministrin e Kroacisë: Kosova do ta mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

31 korrik 2021 | 18:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkovic, nëpërmjet së cilës i ka shprehur falënderimet për ndihmën që autoritet kroate ofruan në aksidentin që ndodhi në Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë.

Kurti tha se reagimi i shpejt i autoriteteve kroate pas aksidentit tragjik, trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe strehimi i udhëtarëve të tjerë ka shpërfaqur vlerat dhe shpirtin bujar të popullit kroat.

“Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona”.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë”, thuhet në letër falënderimin që Kurti ia dërgoi kryeministrit kroat, Plenkovic, transmeton Klankosova.tv.

Në letër Kurti e siguroi kryeministrin kroat se Kosova do të mbajë gjithmonë në zemrën dhe derën hapur për miqtë si ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porta këtë sezon te Milani do të mbrohet nga Mike…