Kurti falënderon personelin mjekësor dhe policët për punën gjatë pandemisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga Covid-19.
Në mbledhje të Qeverisë, ai ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësor dhe policët për punën gjatë kësaj periudhe të pandemisë.
“Këto tri javët e fundit janë javët më rënda për popullin e Kosovës, e më të vështirat për institucionet e shtetit. Mirënjohje e falënderim infermierëve dhe mjekëve për angazhim vetmohues për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi në kohën nga varianti Delta është shpërndarë me të shpejtë e më gjerë se versionet e mëhershme. Faleminderit policëve që po kujdesen për zbatimin e masave e po punojnë me ndërrime me nga 12 orë”, ka thënë Kurti.
Kurti u ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar të vaksinohen.
“Deri më tani kemi administruara afro 1 milion vaksina, kjo është javë që mbërrin numrin 1 milion, prej të cilave 2/3 janë me dozën e parë, 1/3 edhe me dozën e dytë”, ka deklaruar Kurti.