Kurti falënderon ShBA-të për kontingjentin e vaksinave  

20 gusht 2021 | 16:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që kanë ofruar në luftën kundër Covid-19.

Në ceremoninë e pritjes së kontingjentit të vaksinave që është ardhur sot në Kosovë nga ky shtet, Kurti ka thënë se këto vaksina kanë arritur pikërisht në valën e variantit ‘Delta’.

“Tani kur po përballemi me valën me dramatike të variantit Delta, kanë arritur kontigjenti me 35 mijë e 100 doza nga 500 mijë sosh sa do vijnë nga ky donacion. Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e solidaritetin që është duke u treguar nga miqtë dhe aleatët, ShBA-të”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndër prioritet kryesore strategjike të Policisë së Kosovës janë ngritja…