![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/ALBIN-KURTI-1-780x439-1.jpg)
Kurti falënderon Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike
Kryministri Albin Kurti ka falënderuar Edi Ramën për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Kosovës lidhur për ndihmën me energji elektrike.
Kurti gjatë një konference për medie, është shprehur se kompensimi me nga ana e Kosovës do të bëhet gjatë verës kur Shqipëria ka më së shumti nevojë për rrymë.
“Ne e falenderojmë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen. Ministrja e jonë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë, për shkak se jemi komplementar, ne kemi termocentrale ata kanë hidrocentrale dhe bëhet fjalë për dy ditë e më pastaj ne do të kemi mundësi t’i ndihmojmë në rast të nevojës, pra verën e vitit të ardhshëm. Edhe Shqipëria nuk ka ndonjë bollëk që të na ndihmojë neve, por në kushtet që i ka, Shqipëria ka shprehur vullnetin të na ndihmojnë”, ka thënë Kurti.