Kurti fillon vizitën në Bruksel, takohet me homologun belg

28 prill 2021 | 11:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka filluar vizitën e tij dyditore në Bruksel, me takimin bilateral me homologun e tij nga Belgjika, Alexander De Croo.

Kurti ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se janë pajtuar me homologun e tij që të rrisin bashkëpunimin ekonomik.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe urgjencën e liberalizimit të vizave. Ne u pajtuar që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka…