Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, të enjten ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka thënë se fitorja e kësaj lëvizje më 14 shkurtit, duhet të jetë sikurse ajo në Llap, pa balotazh e me shumicë parlamentare.
Kurti ka thënë se në qeverinë e tij do ndihmojë mitrovicasit më shumë se çdo qeveri tjetër e pas luftës.
“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë por sikur në Llap pra pa balotazh mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dal nga shumicë gjithëpopullore qytetarë. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, ka thënë Kurti.
Ndërsa Vjosa Osmani, ka thënë se pavarësisht kushteve klimatike nuk ka kush e ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim.
“Nëpër borë e nëpër shi nuk ka kush e ndal vullnetin për ndryshim dhe Mitrovica sot vetëm po e rikonfirmon këtë siç u konfirmua edhe në takimet e mëhershme që kishim edhe në Çabër, e me sportistë dhe minatorë. Jam e bindur se siç ka qenë ky qytet pishtar i ndryshimeve në të kaluarën, ashtu do jetë edhe kësaj radhe e mbi të gjitha nëpërmjet qeverisjes sonë dhe nëpërmjet listës sonë të përbashkët do arrijmë që Mitrovicës t’i krijojmë kushte e perspektiv e cila i ka munguar deri tani edhe në aspektin politik dhe sigurisë e mbi të gjitha në aspektin e zhvillimit ekonomik duke marrë për bazë nivelin tepër të lartë të ekziston në këtë qytet”, ka thënë Osmani.