Kurti: Fitorja e Vetëvendosjes është afër (Video)

18 shtator 2019 | 16:13

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se fitorja e kësaj lëvizjes është afër.

Ai ka thënë se pas 6 tetorit nuk do të mungojë dora e shtetit për fermerët e Kosovës.

“Luan Muzlija e do punën dhe profesionin e tij. Ai arriti të bënte një fermë shembull në Baba të Bokajve të Gjakovës. Përveç fermës ka edhe një vreshtë të rrushit. Në popull ka entuziazëm për punë, është dora e shtetit ajo që ka munguar deri tash. Por, fitorja jonë është afër, dhe, e sigurt porsi 6 tetori. Erdhi dita, edhe për fermerin”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/538722086897312/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i dedikuar për fuqizimin e të rinjve në Kosovë,…