Kurti flet me Cholletin: Marrëveshja bazë dhe aneksi duhet ta ndryshojnë realitetin dhe kushtet
23 mars 2023
| 16:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ai ka thënë se temë e bisedës ishte takimi i Ohrit, për të cilin e ka falënderuar për mbështetjen dhe rolin e ShBA-së.
“Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.
Had a call w/ @CounselorDOS Chollet who congratulated me on the Agrmt reached in Ohër/Ohrid, acknowledging the long & difficult talks. I thanked him for the US support & role. The Basic Agrmt & the Annex, as stated in text & spirit, must now change the ground reality & terms.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023