Kurti flet pas takimit me Grenellin
23 janar 2020
| 13:49
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka biseduar për nevojën urgjente të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim.
“Prita ambasadorin amerikan Richard Grenell sot në zyre, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli. Diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/