Kurti flet për gjashtë kapitujt që i propozoi të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se më 18 gusht në Bruksel ka zhvilluar negociata me palën serbe.
“Ky takim fillimisht ishte planifikuar për datën 19 korrik, por u shty si rezultat i mosgatishmërisë për pjesëmarrje nga pala tjetër. Sipas agjendës së komunikuar paraprakisht takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema – diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale”, ka thënë Kurti.
Ai ka treguar se ka prezantuar gjashtë kapituj që pala e Kosovës kërkon që të jenë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve: 1. Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare. 2. Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj. 3. Bashkëpunimi liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. 4. Trajtimi i të drejtave të pakicave respektove. 5. Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme. jo me idenë e ri negocimit të tyre. 6. Duhet të vendos qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes se zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”, ka treguar Kurti.