Kurti flet për kritikat e Osmanit: Nuk besoj se kemi dallime që janë të patejkalueshme
04 qershor 2024
| 15:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani për letrën ndaj Këshillit të Evropës.
Kurti e ka pranuar se për disa çështje ka dallime me presidenten Osmani.
Para gazetarëve, ai ka mohuar se shefen e shteti ka mospajtime të mëdha.
Ai ka vlerësuar se me presidenten nuk ka dallime të patejkalueshme.
“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin, edhe me ministren e jashtme, edhe me presidenten Osmani, nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por nuk besoj se ka të tilla që janë të patejkalueshme”, ka thënë Kurti.