Kurti flet për takimin me komandantin e KFOR-it

27 shtator 2021 | 11:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, kanë takuar edhe komandantin e përgjithshëm të KFOR-it dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovë dhe përfaqësuesit e tyre diplomatik.

Ai ka thënë se i kanë bërë ofertë Serbisë që të largojnë targat e përkohshme.

“Ne kemi bërë një ofertë me të cilën kemi thënë se nuk ja vlen të kemi targa të përkohshme edhe Republika e Kosovës edhe Republika e Serbisë, po i heqim ato të dy palët dhe besoni pakrahësimisht më shumë kanë arsye shqiptarët që të ju pengojë targa e Serbisë që i ka ‘4S’ në cirilikë e të cilën keni mundur ta gjeni në shumë shtëpi të rrënuara gjatë luftës e madje edhe të bërë me thikë në gjokset e shqiptarëve, se sa që do të duhej të ja vriste sytë harta e Kosovës serbëve në Serbi. Mirëpo ne kemi thënë po i heqim targat e përkohshme, ata le të vinë lirisht, ne po shkojmë lirishtë dhe qarkullimi i lirë, lëvizja së mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit të jetë sa më e kollajshme dhe pa asnjë vonesë”, ka theksuar ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Më tutje, ai ka thënë ka thënë se mbi 10 mijë automjete që kanë ardhur nga Serbia kanë marrë tashmë targat e përkohshme në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Njësia Speciale…