Kurti flet për testet e COVID-19 të ardhura si donacion nga Serbia

17 prill 2020 | 21:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë versionin e tij për testet e ardhura si donacion nga Serbia.

Kurti ka thënë testet për coronavirus që bëhen në Kosovë janë të besueshme.

Ai ka thënë se janë kontraktuar rreth 7,000 teste por që nuk mund të vijnë të gjitha në të njëjtën kohë.

“Testet nuk janë kryesoret. Parandalimi është zgjidhja e problemit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri në detyrë ka thënë se nëse qytetarëve u shfaqen simptomat atëherë shteti është i obliguar të reagojë menjëherë.

Duke folur për teste nga Serbia Kurti ka thënë se Serbia kishte menduar se qeveria nuk do t’i trajtojë qytetarët serb të Kosovës.

“Janë befasuar nga veprimet tona dhe më pastaj kanë shprehur një lloj gatishmërie dhe kanë dërguar rreth 1,000 teste”.

Kurti ka thënë se qytetarët nuk duhet të frikësohen pasi kjo nuk futet në parimin e reciprocitetit.

“Ishte një gjest i mirë nga Serbia. Me ato teste nuk do të testohen vetëm qytetarët serb”, tha ndër të tjera Albin Kurti./TVDukagjini

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka vendosur që për ditëlindjen e tij…