Kurti: Formalizimi i statusit të Kishës ortodokse serbe nuk nënkupton asgjë të veçantë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe, i cili parashihet në nenin 7 të planit të BE-së, nuk nënkupton asgjë të veçantë.
Në debatin për dialogun, ai ka thënë se deri me tani Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet në këtë drejtim.
“Sa i përket Kishës Ortodokse Serbe, ne e kemi ligjin që e kemi përgatitur rishtazi për liritë fetare, është edhe plani i Ahtisarit. Tash duhet që Kisha Ortodokse Serbe të tregon se çka nga këto dokumente është me pak se konventat që rregullojnë këtë sferë”, ka thënë Kurti.
Ai ka deklaruar se me këtë marrëveshje kishës nuk i ka dhënë asgjë tëë re.
“Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejtat e veçanta, formalizmi i referohet njohjes se Kishës Ortodokse Serbe si një person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë nuk nënktupn asgjë të veçantë, asgjë speciale, por thjeshtë për përmbushjen të detyrimeve të Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve dhe bashkësive”, ka thënë Kurti.