Kurti fshinë postimin me minatorët e Trepçës: Nga fotografia me gurë në dorë, kalon fokusin drejt zhvillimit në Bristricë.

12 janar 2025 | 21:03

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka zgjedhur ta vizitoj qytetin e Mitrovicës.

I pari i qeverisë, ka shpërndarë fotografi në rrjetin social Facebook nga Trepça, ku iu ka thënë minatorëve se sytë, zemra, mendja dhe vëmendja ka qenë e kthyer kah ky qytet. Ndryshe, minatorët kanë grevuar gjatë gjatë mandatit të Kurtit. Madje disa muaj ata patën probleme edhe me pagat.

E plotë:

Mitrovica dhe Trepça është bërthama e qeverisjes sonë demokratike, sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe zhvillimit ekonomik. Nuk ka pasur qeveri që e ka pasur mendjen e vëmendjen, syrin e zemrën e kthyer kah Mitrovica sikurse kjo e jona.

Trepçës ia kemi përmirësuar menaxhmentin, ia kemi rikthyer pronat dhe ia kemi ndalur e ndaluar plaçkitjen e pasurisë e përvetësimin e rezervave. Miniera e Stantërgut ndërmjet muajve shtator-dhjetor 2024 ka arritur nxjerrje mujore të xehes prej 14,000-15,000 tonë xehe, rekord që nga paslufta.

Trepçën do ta sjellim në kuadër të Fondit Sovran, do ta zgjerojmë prodhimtarinë e saj përmes hapjes së punishteve të reja të nxjerrjes nga 250,000 tonë në rreth 500,000 tonë, dhe do ta përmirësojmë procesin e flotimit të xehes dhe rikthejmë industrinë e plumbit dhe zinkut.

Kryeministri ka fshirë postimin e tij, duke e zëvendësuar me një postim krejt tjetër. Nuk dihet përse Kurti e fshiju këtë postim.

Kurti u kritikua për postimin me minatorët nga shumë komentues, para se ta hiqte nga Facebook-u i tij.

Postimi me të cilin u zëvendësua:

Në Bristricë të Leposaviqit me banorët e fshatrave Cerajë, Koshtovë dhe Bistricë.

Pas sigurisë e sundimit të ligjit menjëherë pason përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të jetesës e mirëqenies përmes edukimit e punësimit. Me ndërtimin e shtëpive për banorët e këtyre fshatrave do të shtohet edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore për më shumë bashkim, prosperitet e zhvillim.

Jo zona të izoluara por sa më shumë lidhje e integrim me Mitrovicën e me gjithë Kosovën. Barazi e shërbime publike për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës, cep më cep.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK, Ragip Xhaka, ka zhvilluar sot…