Kurti: FSK-ja, garanca që populli ynë do të jetojë në paqe e sovraniteti i paprekshëm

28 mars 2025 | 13:51

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë Forca e Sigurisë së Kosovës është garanci për qytetarët e Kosovës për të jetuar në paqe e sovranitetit të paprekshëm.

Ai gjatë fjalimit në ceremoninë e diplomimit të 344 rekrutëve të rinj të FSK-së tha se për ta arritur këtë Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për FSK-në.

“Uniforma të cilën do ta bartni nga sot është nder i posaçëm dhe përgjegjësi e madhe, ajo është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që u flijuan dhe frymëzim për të ardhmen, andaj kujdesuni fort për të. Ruajeni dhe nderon duke mbrojtur demokracinë dhe vlerat e saj. Ju jeni garancia më e fuqishme që populli i republikës tonë do të jetojë në paqe , integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm”, tha Kurti.

Ai ka thënë se diplomimi i ushtarëve të rinj të FSK-së në fund të muajit mars ndodhë në muajin e lavdisë kombëtare.

“Diplomimi juaj sot është shumë i veçantë për faktin se ndodh pikërisht në muajin e lavdisë tonë kombëtare. Muaji mars nis me Epopenë e UÇK-së dhe përmbyllet me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Diplomimi juaj sot në fund të muajit mars vjen si një kapitull i ri pas lavdisë së UCK-së dhe ndërhyrjes së aleancës euroatlantike. Vjen si vazhdim i amanetit për mbrojte të atdheut dhe kontributit për paqe” u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kontrollet e bagazheve të dorës në aeroport na kërkohet…