Kurti fton deputetët ta votojnë Projektligjin për buxhetin në lexim të dytë

17 dhjetor 2021 | 12:58

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka ftuar deputetët e Kuvendit të votojnë në seancën e sotme për Projektligjin për buxhetin në lexim të dytë, ndonëse ditë më parë votimi i këtij Projektligji ishte thënë se do të bëhet më 22 dhjetor.

Deputetët e partive opozitare kërkuan të dinë pse Projektligji për buxhetin është zhvendosur nga seanca e datës 22 dhjetor, në seancën e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit.

Lidhur me këtë sqarimin e dha kryeministri Albin Kurti.

“Nuk ka kurrfarë qëllimi tjetër, përveç asaj të leximit të dytë. Meqenëse të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe gjithçka ka shkuar në rregull, pa e pritur datën 22 dhjetor kemi menduar që të mos zgjatemi edhe pesë dite tjera kur ka kushte”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovare Asllani është ndalur sërish. Vetëm pak ditë më parë…