Kurti fton qytetarët që ta marrin vaksinën kundër Covidit
Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka folur në lidhje me menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve sa është në krye të qeverisë.
Ai ka dhenë detaje se si ishte gjendja me pandeminë para se ai të bëhej kryeministër dhe si është sot.
Më tutje, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i caktojnë terminet për marrjen e vaksinës kundër Covidit.
“Vaksinat i kemi siguruar. Ato janë të sigurta. Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave, pra ‘Pfizer’ dhe ‘Astrazeneca’. Tani mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin. Të dashur qytetarë, ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja. Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.