Kurti ftonte Gjykatën Kushtetuese të garonte në zgjedhje, Caka i përgjigjet: Deklarata e tij konteston legjitimitetin demokratik të gjykatës

17 dhjetor 2024 | 21:49

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka e ftuar në Klan Kosova ka komentuar deklaratat e Kurtit, i cili kishte propozuar që Gjykata Kushtetuese të garonte në zgjedhje, shkruan Periskopi.

Caka vlerësoi se kjo konteston legjitimitetin e Gjykatave në Kosovë.

“Konteston legjitimitetin demokratik të gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera”, deklaroi Caka

”Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga palët e autorizuara, të përcaktuara me Kushtetutë, Kushtetutë të cilën e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kontekst të ligjeve. Këto janë ligje që janë kontestuar në Gjykatë Kushtetuese nga palët e autorizuara, kur një kërkesë vije në Gjykatën Kushtetuese sipas përcaktimeve kushtetuese, sepse ka kritere të përcaktuara në ligj, sigurisht që Gjykata e ka për detyrë kushtetuese që të trajtojë çështjen që ka para saj dhe të nxjerrë verdiktin e saj”, tha Caka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar…