Kurti: Fusnota është trashëgimi e qeverisjes së mëhershme

15 dhjetor 2021 | 12:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësinë në referimin e Kosovës me fusnotë edhe në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”, që u publikua sot nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës.

Ai ka deklaruar se përdorimi i fusnotës për Kosovën e kanë bezdi në forumet ndërkombëtare, pasi nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Në forume ndërkombëtare e kemi bezdi fusnotën e cila është trashëgimi e qeverisjes së më hershme. Fusnota nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po as marrëveshjen e Brukselit. Në raport është përdorur fusnota sa herë është përdorur termi Kosova. Ky keqinterpretim dhe keqcitim dhe duhet përmirësuar”, ka deklaruar Kurti.

Duke folur për demokracinë lokale, kreu i qeverisë ka deklaruar se komunat gëzojnë nivel të lartë te kompetencave vetanake dhe qeverisjes së mirë./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 100 persona kanë ngecur në katin më të lartë…