Kurti, gazetës kroate: Beogradi kryen sulme terroriste dhe sabotazh në veri të Kosovës sepse s’e ka më kontrollin

24 dhjetor 2024 | 16:12

Kurti, gazetës kroate: Beogradi kryen sulme terroriste dhe sabotazh në veri të Kosovës sepse s’e ka më kontrollin

“Beogradi kryen sulme sabotazhi dhe terroriste sepse s’e kanë më në kontroll veriun e Kosovës”.

Kështu i ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gazetës kroate “Veçernji List”, duke folur për sulmin e fundit terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Zubin Potok, për të cilin sulm ka thënë se është kryer nga Beogradi.

Këto sulme, për Kurtin me autor të padiskutueshëm Beogradin, “jo vetëm që destabilizojnë Kosovës, por përbëjnë kërcënim për mbarë rajonin”.

“Beogradi nuk e kontrollon zonën veriore të Kosovës, prandaj është edhe e përfshirë në sulme të ndryshme sabotazhi dhe terroriste. Sjellje të tilla jo vetëm që destabilizojnë Kosovën, por edhe përbëjnë kërcënim për mbarë rajonin”.

“Kosova mbetet me vendosmëri e përkushtuar në ndërtimin e një shteti të sigurt, pavarësisht të gjitha sfidave”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky fundvit nuk ka qenë ashtu siç do të kishin…