Kurti: Gjasat i kemi që të fitojmë pa balotazh në 3/4 e komunave në zgjedhjet lokale

27 qershor 2021 | 13:21

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetorit partia që drejton ka synim të fitojë 3/4 e komunave.

Në një fjalim hapës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, Kurti u është drejtuar delegatëve të partisë, duke thënë se në këto zgjedhje duhet të fitojnë pa balotazh.

“Është detyra jonë, e të gjithëve ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë me qytetarët, për të fituar mundësisht pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat. Nuk bën pa i fituar 3/4 e komunave. Qytetarët duhet ta përjetojnë qeverisjen e mirë, që sjell rregull e zhvillim urban, që sjell investime dhe punësim, sidomos në nivel lokal. Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë, që të bashkëpunojmë me Listën GUXO, sikurse për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja është drejt finalizimit dhe Berisha në sezonin e ri…