
Kurti: Gjatë qeverisjes tonë 100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare
Duke folur për politikat qeveritare për fuqizim ekonomik të grave, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij “100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare”.
Mes tjerash, ai ka pretenduar sërish se politikat qeveritare kanë mbështetur “punësimin direkt të mbi 12 mijë grave”.
“Gjatë këtij mandati të parë të parë kemi bërë shumë hapa. Kemi mbështetur punësimin direkt të mbi 12 mijë grave. Mbështetëm punësimin e 4 mijë personave, mbi tyre 55% gra – të familjeve që s’kanë pasur asnjë të punësuar”.
“100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare…Hapat tonë si shtet tregojnë fokus politik edhe konsistencë institucionalë – jo pak sfida mbeten. Përvoja e vendit tonë mban një përvojë që nuk mohohet – një shoqëri e dalë nga një okupim i gjatë…e tash duket se betejën me lirinë individuale e ka si sfidë të radhës”, ka thënë Kurti.