Kurti gjatë vizitës në Gjermani merr përkrahje për Kosovën

10 shtator 2020 | 21:56

Gjatë vizitës në Gjermani, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Alvin Kurti, ka takuar edhe politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari.

Me ministrin Franz Untersteller (Buendnis 90/ Die Gruenen), Kurti ka biseduar mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit.

“Me kryetaren e grupit parlamentar Natascha Kohnen (SPD) patëm mundësinë të bisedojmë mbi strategjinë për sistemin dual në edukim që ndërlidh tregun e punës me arsimin profesional”, ka  shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në parlamentin bavarez, Kurti u mirëprit nga kryeparlamentari Karl Feller (CSU), i cili, sipas Kurtit, me përvojën e tij mbi dy dekadëshe në politikat e arsimit u zotua për ndihmën e tij në këtë fushë për shtetin e Kosovën.

“Këto diskutime dhe shkëmbime të ideve në nivelin e landeve janë tejet të dobishme pasi që politikat socio-ekonomike në Gjermani, përfshirë modelin dual të edukimit, planifikohen dhe zhvillohen në nivelin e landeve”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Shala nga Kleçka…