Kurti: Granti i MCC-së nuk është humbur, do ta shpenzojmë për investime të tjera

18 nëntor 2021 | 13:37

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Kosova nuk e ka humbur grantin e MCC-së për gazsjellësin. Ai ka thënë se fondet e këtij granti janë ndarë për investime të tjera.

Kurti ka thënë se në këtë projekt nuk janë vënë kushte nga asnjëra palë.

Kryeministri ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar me kujdes projektin për ndikimin e gazit në çmim in e energjisë.

“Ne e kemi qartësuar që disa herë që granti nuk është humbur dhe as që ka qenë në rrezik asnjëherë që të humbet ai. Gjithashtu e kemi qartësuar që granti deri në 120 milioner euro nuk është ndarë specifikisht vetëm për infrastrukturë gazi, ndonëse ky opsion ka qenë duke u studiuar. Ne kemi vendosur që grantin ta shpenzojnë për investime të tjera. Qeveria e Kosovë nuk i ka vënë kushte MCC-së për sa i përket këtij projekti dhe as MCC-ja nuk i ka vënë kushte qeverisë. Pra ka qenë raport partneriteti pa kushtëzime. Partneriteti i tillë i ngushtë vazhdon duke i trajtuar çështjet edhe si dizajn taksni e fizibilitet  ekonomik. Qeveria e Kosovës thjeshtë e ka vlerësuar me kujdes projektin dhe ndikimin në çmimin e energjisë”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rekorde dramatike infektimesh shënuan sërish Gjermania dhe Austria, ndërsa shifrat…